INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para se të largohen për në Turqi, Almeda dhe Tolgahan bëjnë këtë gjë për shqiptarët [FOTO]

Para se të largohen për në Turqi, Almeda dhe Tolgahan bëjnë këtë gjë për shqiptarët [FOTO]

Publikuar më: 18:38 09-06-2018

Almeda Abazi është një ndër vajzat më të bukura shqiptare dhe jo më kot ka për bashkëshort një ndër meshkujt më të bukur në Turqi, Tolgahan Sayisman. Ai ka ardhur në Shqipëri këtë herë si i ftuari special i spektaklit DWTS, ku Almeda ishte prezantuesja.

Por para se të ikin për në Turqi, Almeda dhe Tolgahan bëjnë një gjest vërtet të bukur për të gjithë shqiptarët. Marrë shkas nga nisma e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, ata vendosën të mbjellin një fidan për qytetin e Tiranës.
"Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e para aty ku jetova femijerine time naive, kur te shoh ty trupin ma pershkrojne ndjesi te ndryshme kujtime te pafund.Sot u ktheva tek ti qyteti im i dashur me nje fidan te cilin po e mbjell ne token tende te lodhur nga stuhira te ndryshme. Une u largova nga ti por pemen time po ta le ty amanet qyteti im i bukur TIRONA. Faleminderit @erionveliaj"- shkruan Almeda në Instagramin e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0047688484191895