INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panna Cotta

Panna Cotta

Publikuar më: 10:53 14-04-2018

Panna Cotta. Një ëmbëlsirë e thjeshtë, e megjithatë çuditërisht shumë sexy! E butë si mëndafsh, e ëmbël, kremoze, lëkundet këndshëm ... çfarë të mos i pëlqesh?! Nëse kërkoni një ëmbëlsirë që t’ju dojë po aq sa e doni edhe ju të ëmblën, kjo është ajo ëmbëlsirë! Në recetën e sotme, në vend që t’i thjeshtësojmë gjërat, do i komplikojmë vetëm pak, por mos u shqetësoni. Jam e sigurtë që do bini në dashuri me këtë recetë po aq sa edhe me klasiken dhe ndoshta falë këtyre "komplikimeve", do e doni edhe më shumë!

Panna Cotta është një nga ato lloj ëmbëlsirash që shërben si një kanavacë boshe të cilën mund ta përshtatni si të doni. Përfitoni nga fleksibiliteti i kësaj ëmbëlsire dhe luani me të! Edhe për mua, kjo nuk do të jetë hera e fundit që luaj me Panna Cott-ën!

Çfarë ju nevojitet (për 6 persona):

16g fleta xhelatine

400g krem i freskët i pasheqerosur (ose mund të zëvendësoni me panna)

400g qumësht

120g sheqer kaf

10g konjak / ose liker frutash (opsionale)

3g sheqer vanilje / ose disa pika esencë vanilje

200g ajkë e freskët (ose mund ta zëvendësoni me qumësht dhe panna)

Për shtresën sipër:

450g luleshtrydhe të freskëta të prera në kubikë të vegjël

2-3 lugë gjelle sheqer kaf

Çfarë duhet të bëni:

1. Zhytni në ujë shumë të ftohtë fletat e xhelatinatës (derisa sa të mbulohen) për rreth 7 minuta.

2. Ndërsa xhelatina është në ujë, kombinoni kremin, qumështin, sheqerin, vaniljen dhe konjakun (unë përdora liker frutash pylli) në tenxhere me fund të trashë. Përzijini lehtë në mënyrë që të mos krijohen krijoni flluska gjatë përgatitjes.

3. Lëreni mbi vatrën e zjarrit me nxehtësi pak më të lartë se mesatarja derisa t’i afrohet pikës së valimit. Në atë moment do shihni avull dhe do të vini re flluska të vogla që mblidhen rreth anës së tenxheres.

4. Hiqeni masën nga vatra.

5. Shtrydhni me dorë ujin e tepërt nga xhelatina dhe vendoseni në kremin e nxehtë dhe përzijeni lehtë derisa të tretet.

6. Hidhni ajkën e freskët në një enë të madhe dhe gradualisht shtoni kremin e ngrohtë dhe përzijeni lehtë deri sa të kombinohen së bashku mirë. Nëse e keni zëvendësuar ajkën e freskët me panna dhe qumësht, ky hap është i panevojshëm.

7. Ndani Panna Cott-ën në enët apo gotat që keni gati dhe futini në frigorifer. Do të duhen rreth 3-4 orë deri sa të jenë gati.

(Shënim: Pas hapit të gjashtë, nëse janë formuar flluska mbi përzierjes tuaj të Panna Cott-ës, vendosni një letër kuzhine mbi sipërfaqen e kremit për një moment shumë të shkurtër. Shumica e flluskave nuk do të jetë më aty kur ta hiqni letrën. Në këtë recetë dhe në pothuajse në të gjitha recetat, unë përdor sheqer kaf, por nëse nuk keni sheqer kaf, mund të përdorni sheqer të bardhë.)

Për shtresën sipër:

1. Prejini luleshtrydhet në madhësinë e dëshiruar.

2. Vendosini në një tas, shtoni sheqerin dhe përzijini mirë.

3. Lërini luleshtrydhet mënjanë ndërsa Panna Cotta është në frigorifer, duke i përzierë herë pas here (luleshtrydhet).

4. Kur Panna Cotta është gati për t’u shërbyer, hidhni luleshtrydhet sipër mbi to me një lugë dhe shijojini!

Falenderojmë 

Jennifer McGinley për shkrimin e publikuar në intv.al

30232171_10213675829723331_247854342_o.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393