INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Paloka i kundërpërgjigjet Fatmir Xhafajt. Çfarë po ndodh me këta banditë?!

Paloka i kundërpërgjigjet Fatmir Xhafajt. Çfarë po ndodh me këta banditë?!

Publikuar më: 14:15 16-04-2018

Pas deklaratës së fortë të Fatmir Xhafës në Elbasan lidhur me bandat kriminale ka reaguar ashpër Partia Demokratike. Nëpërmjet nënkryetarit Edi Paloka, opozita i kërkon llogari Ministrit të Brendshëm mbi emra konkretë, të cilët sipas janë të përfshirë në afera kriminale, e mes tyre dhe vëllai i ministrit Xhafaj.

Edi Paloka:
“Është gjë e mirë që, pas 5 vjetësh në pushtet, qeveria thotë se ka skeduar grupet kriminale dhe do t’i godasë, por ky është një film i parë 5 vjet më pare. Atëherë u premtua se brenda 300 ditëve do të vendosej rendi dhe siguria dhe krimit do të shtypej, por ajo që ndodhi ishte kanabizimi I vendit dhe një Ministër i Brendshëm në krye të trafikut të drogës, që sot duhet të ishte në burg.
Sot, Fatmir Xhafaj duhet të japë përgjigje:
A e ka skeduar të vëllain Agron Xhafaj, të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar kokaine dhe aktualisht është një nga kokat e trafikut të drogës në Vlorë?
A e ka skeduar grupin e Arbër Çekaj, të drogës kolumbiane, ku bën pjesë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit?
A e ka regjistruar grupin e Qazim Sejdinit dhe dhëndrit të tij në Elbasan, ku përfshihet edhe kompania e gruas së Sejdinit, që është nën hetim për trafik droge?
A e ka rregjistruar grupin e Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit?
Nëse vërtet do që të luftojë krimin e organizuar dhe lidhjet me qeverinë e Ramës, përgjigjet për këto pyetje Fatmir Xhafaj duhet t’i bëjë publike dhe t’i kërkojë ndihmë çdo qytetari që ta ndihmojë”.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.048096895217896
    array(1) { ["section"]=> string(12) "paloka-55384" }