INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Palët kanë rënë dakord, zgjedhjet do të bëhen në tetor”

“Palët kanë rënë dakord, zgjedhjet do të bëhen në tetor”

Publikuar më: 09:46 14-05-2019

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha duken larg një tyreze për të arritur një marrëveshje e për zgjidhjen e krizës. Mbrëmjen e djeshme në reagimin për protestën-marshim Rama u shpreh i hapur për të folur me Bashën por ky i fundit nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe krijimit të një qeverie teknike.

Por ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka dhënë një sinjal tjetër. I ftuar në një studio televizive, ai tha se të dyja palët kanë rënë dakordë që zgjedhjet lokale të shtyhen për në tetor. Sipas tij, dakordësi ka edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Zgjedhjet do të bëhen në tetor, kanë rënë dakord. Zgjedhjet lokale, të Kuvendit mbase janë vitin tjetër”, tha ai.
Dy javë më parë nga ana e aleatëve të Lulzim Bashës pati një përpjekje për të vendosjen e dialogut. Presidenti Meta u shpreh se do të intensifikonte përpjekjet, ndërsa nga ana tjetër opozita zhvilloi dy protesta kombëtare brenda 3 ditësh.

Article Logic
Execution time: 0.0040581226348877