INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Optimizëm tek kukësi, Cungu: Mundësitë janë reale që të “godasim” kundërshtarin

Optimizëm tek kukësi, Cungu: Mundësitë janë reale që të “godasim” kundërshtarin

Publikuar më: 14:57 16-08-2018

Kukësi do të presë Torpedo-n në “Elbasan Arena” ku luajnë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Europa League. 90 minutëshi i parë në Gjeorgji përballë Torpedo Kutaisit është mbyllur me rezultatin e thellë 5-2, por në konferencën për shtyp përpara ndeshjes trajneri Armando Cungu është shprehur se mundësitë për t’u kualifikuar janë shumë reale, pasi asgjë nuk është e pamundur.

“Mund të përmbysim çdo rezultat. Kundërshtari ka gjithashtu dobësitë e veta dhe mundësitë janë reale për ta goditur edhe këtë rival. Kështu që natyrshëm na lind e drejta legjitime që ta provojmë përmbysjen”, tha trajneri Cungu.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e tretë të Europa League, e do të jetë mundësia e fundit për Kukësin për të vazhduar aventurën në Europë.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779