INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk transmetuan këngën e Eugentit në Eurovision për një arsye QESHARAKE, merret vendimi drastik ndaj këtij shteti!

Nuk transmetuan këngën e Eugentit në Eurovision për një arsye QESHARAKE, merret vendimi drastik ndaj këtij shteti!

Publikuar më: 19:57 12-05-2018

Çdo gjë “lahet” në këtë botë! 

Të gjithë u çuditëm kur televizoni kombëtar kinez “Mango TV” bllokoi performancën e Shqipërisë, për shkak të tatuazheve të dukshme të këngëtarit shqiptar si dhe atë të Irlandës, pasi performanca përfshinte dy kërcimtarë meshkuj që portretizonin një çift homoseksualësh.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, duke kritikuar ashpër televizionin kinez për këtë vendim edhe pse sipas ligjeve kineze, ndalohet kategorikisht ndjekja e këngëtarëve me tatuazhe dhe atyre që shpalosin simbolet e LGBT-së.

Por tashmë “European Broadcasting Union” nuk do t’i japë më të drejtën e transmetimit të Eurovision, televizionit kinez dhe këtë e ka lajmëruar me anë të një njoftimi zyrtar.

“Më 9 maj, televizioni kinez “Mango TV” transmetoi të parën SemiFinale të “Eurovision Song Contest 2018”, por dy shfaqje u censuruan. Kjo nuk është në përputhje me vlerat universale dhe përfshirjes së EBU-së në traditën për të festuar diversitetin përmes muzikës. Me keqardhje ne do të ndërpresim menjëherë partneritetin tonë me transmetuesin kinez dhe nuk do të lejojmë të transmetojnë Finalen e Madhe”, thuhet në deklaratën e EBU-së.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039851665496826