INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Roberto Cavalli i bën kërkesë për LIVE video në Instagram, 'bota kthen sytë' te moderatorja shqiptare [VIDEO]

Nuk pritej! Roberto Cavalli i bën kërkesë për LIVE video në Instagram, 'bota kthen sytë' te moderatorja shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 18:38 21-10-2018

Roberto Cavalli është një nga stilistët më të mëdhenj në botë. Edhe pse është 78 vjeç, imazhi dhe emri që ka krijuar nuk venitet kurrë. Si duket Roberto tashmë njeh dhe pëlqen edhe vajzat shqiptare të cilat kanë sukses në botën e medias dhe showbiz-it.

Ai në instagramin e tij ndjek moderatoren e njohur të IN Tv e emisionit 'Trokit', Sara Gjordeni. Edhe pse e re në fushën e moderimit, Sara nuk është një emër i padëgjuar në showbiz, kjo pasi mban kurorën e Miss Globe Albania 2014. Rrugëtimi i saj në Azerbajxhan pati mjaft sukses duke bërë të mundur edhe të krijojë kontakte me emra të njohur në fushën e modës.

548d14e0-dfd0-4264-8e08-b4d724f4f2c2.jpg

d9455301-5c40-4cf0-96f9-1b9d410d149b.jpg

Një ndër këta persona të rëndësishëm ishte edhe Roberto Cavalli, me të cilin moderatorja ra në kontakt personalisht me të dhe me asistenten e tij për një kontratë modelingu, por kjo gjë nuk u bë e mundur dhe Sara tregon për intv.al se arsyeja ishte kjo:

"Kam folur me Roberto Cavallin kur mora pjesë në Miss Globe 2014 në Azerbajxhan. Arsyeja ishte për të bërë një fushatë parfumi dhe posterat do vendoseshin në Jug të Italisë, por kjo gjë nuk u bë dot e mundur, pasi nuk arrita te shkoj sepse pas dy ditësh ishte finalja e Miss Globe. Por kemi ruajtur kontaktin dhe ai më ka thënë se kur të ndodhem në Milano të kontaktoj me asistenten e tij ose atë vetë për të realizuar ndonjë bashkëpunim."

Por pak më parë Sara dhe Roberto bënë një bisedë në Instagram dhe shkëmbyen edhe batuta ku Cavalli i thotë të tregojë kujdes meqënëse ndodhet në makinë edhe pse nuk ishte Sara ishte ajo që i jepte makinës. Ndërkohë që flisnin në lidhjen video, moderatorja tregon se ndjekësit ju shtuan shumë madje nga vende të ndryshme të botës, teksa shton se u surprizua tejmase nga kjo kërkesë-video në një 'Live' Instagrami të zakonshëm.

Që prej 24 Shtatorit Sara Gjordeni i është bashkuar programit të përditshëm 'Trokit' me moderatorin Ermal Peçi, shef Brenton Spahiu dhe shumë miq të tjerë të ftuar, çdo ditë LIVE nga ora 11:00-13:30.

Mos humbisni bisedën me stilistin e famshëm në videon e mëposhtme. /intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0040209293365479