INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk duket fare si Kiara! Butrinti prezanton për herë të parë të dashurën e vërtetë: ‘Kjo është femra jem’ [FOTO]

Nuk duket fare si Kiara! Butrinti prezanton për herë të parë të dashurën e vërtetë: ‘Kjo është femra jem’ [FOTO]

Publikuar më: 12:30 09-10-2018

Lidhje, ndarje, unfollow, gjithçka në lidhje mbi Butrin Imerin dhe Kiara titon është komentuar gjerësisht në media, duke ndjekur çdo lëvizje të tyre si seritë e një telenovele.

Ndonëse një lidhje e mundshme e tyre ka marrë një vëmendje të madhe as prej Butrinitt dhe as prej Kiarës nuk është marrë asnjë konfirmim për këtë dhe në intervistat e dhëna prej tyre ata shprehen se janë miq të mire.

Dhe tani jemi gati t’a besojmë vërtet këtë sepse Butrinti na ka prezantuar me të dashurën e tij të vërtetë.

I ftuar në rubrikën “Thuaje ose haje” në emisionin Ndrrimi i Natës, Butrinti ka vizatuar mbi një cope letër partneren e tij ideale.

‘Kjo është femra jem’, tha këngëtari, duke shpjeguar se ajo duhet të jetë e sinqertë dhe përveç historisë së dashurisë, ta ketë edhe si shok.

Por në vizatim duket qartë se linjat e saj të trupit, duhet të jenë bombastike, dhe vajza ideale e Butrintit nuk ka aspak format elegante të Kiarës.

butrinti1.jpg

butrinti2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0045521259307861