INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada Amerikane: Ja si të aplikoni për të fituar bursa...

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada Amerikane: Ja si të aplikoni për të fituar bursa...

Publikuar më: 20:54 13-03-2018

“Thirrje për të gjithë profesionistët e çdo rajoni në Shqipëri për të aplikuar në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”-ka njoftuar Ambasada Amerikane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada thekson se projekti në fjalë përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës.

Ndërkohë, aplikimet do të vazhdojnë deri në datën 31 mars.

“Thirrje për të gjithë profesionistët e çdo rajoni në Shqipëri për të aplikuar në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ky program është një shkëmbim dypalësh që përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës dhe 19 udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do mund të sjellin ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre. Mësoni më shumë dhe aplikoni deri më 31 Mars”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Article Logic
Execution time: 0.0076119899749756