INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njihuni me raketën supersonike të Rusisë, godet çdo cep të botës në pak minuta [VIDEO]

Publikuar më: 09:21 17-05-2018

Rusia është e vendosur të tregojë forcën e saj.

Duke nisur nga viti 2020 Rusia do të ketë gati armën supersonike e cila mund të godasë çdo cep të botës.

Një armë shumë moderne të cilën SHBA e ka të pamundur ta godasë.

Rusia tashmë e ka testuar armën e quajtur Avangard në vitin 2016.

Dhe jo vetëm një herë.

Një lajm i tillë për një armë supersonike vjen vetëm pak kohë pasi vetë presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shpreh se vendi i tij ishte gati për një arsenal armësh hipersonike.

Pritet që armë e re supersonike të kryejë edhe një tjetër test gjatë kësaj vere.

Raketa Avangard lëshohet si një meteroit me një shpejtësi marramendëse.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042331218719482