INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me modelin e flokëve që ka mbërthyer të gjitha femrat e ekranit shqiptar [FOTO]

Njihuni me modelin e flokëve që ka mbërthyer të gjitha femrat e ekranit shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 18:43 21-11-2018

Trendi i flokëve që nuk ka për të ikur ndonjëherë mesa duket është modeli i flokëve të shkurtra që quhet prerja ‘bob’ dhe do të jetë tendenca më e përhapur e flokëve gjatë sezonit vjeshtë/dimër 2018-2019. Prej disa sezone me radhë, ky lloj trendi ka dominuar dhe këtë vjeshtë/dimër nuk ka për të shkuar gjëkundi. Kjo tendencë duket se ka mbërthyer të gjitha femrat e ekranit shqiptar duke i prerë flokët në këtë mënyrë dhe duke u kthyer në modelin e tyre të preferuar. 

Sipas kritikëve të modës ky model flokësh u shkon të gjitha femrave. VIP-at nuk janë menduar 2 herë për të hequr dorë nga flokët e gjatë për një model më shik, klas dhe mbi të gjitha shkon me çdo formë apo tipar fytyre. Përpos yjeve të Hollywood-it kanë qenë edhe personazhet e njohur publik shqiptarë që tashmë e kanë përqafuar këtë model flokësh.


1.Dua Lipa
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare prej disa kohësh i ka prerë flokët e saj dhe modeli i flokëve ‘bob’ është i preferuari i saj.

dua2.jpg

dua.jpg

 

 

2. Jonida Maliqi
Sigurisht që ky model flokësh kaq trend dhe IN nuk do kalonte pa u vënë re edhe nga Jonida Maliqi, e cila ka prerë edhe balulet shkurt për ta kompletuar këtë look.

jonida1.jpg

jonida.jpg

 


3.Dafina Zeqiri
Ky model flokësh padyshim është bërë për këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri. Nuk ka model flokësh që mund t’i qëndrojë më mirë asaj se sa ky!

dafina1.jpg

dafina2.jpg

 


4.Fjolla Morina
Këngëtarja Fjolla Morina me modelin e flokëve ‘bob’ me siguri që është frymëzuar nga Kim Kardashian ku kjo e fundit ka ndikuar në përhapjen e këtij trendi akoma më shumë.

fjollaa.jpg

fjolla.jpg

 


5.Bebe Rexha
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka preferuar modelin ‘bob’ shumë të shkurtër dhe asimetrik.

bebe2.jpg

bebe.jpg

 


6.Edhe këngëtarja e njohur Poni mesa duket e paska model të preferuar modelin ‘bob’.

poni1.jpg

poni.jpg

 


7.Gazetarja e njohur Mira Kazhani mund të themi që idenfikohet nga ky model flokësh, ashtu sikurse edhe balerina e njohur Alba Hoxha.

mira.jpg

mira1.jpg

alba1.jpg


8. Këngëtarja Eranda Libohova ka preferuar modelin e flokëve ‘bob; por jo të shkurtër, e cila duket shumë elegante dhe seksi.

eranda.jpg

erandaa.jpg

 


9.Të njëjtën model, pra bob por jo të shkurtër ka të preferuar edhe Kida me Dhurata Dorën.

dhurata.jpg

kida.jpg

 


10. Së fundmi pjesë e listës së personazhëve që kanë përqafuar këtë model flokësh është edhe gazetarja Aulona Musta që në puntatën e e emisionit të saj të parë u shfaq me modelin ‘bob’

aul.jpg

aulona.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705