INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me Kate Middleton. Ja se si ka qenë jeta e saj para se të bëhej Dukesha e Kembrixh

Njihuni me Kate Middleton. Ja se si ka qenë jeta e saj para se të bëhej Dukesha e Kembrixh

Publikuar më: 08:49 06-11-2017

Simpatiken Kate Middleton thuajse të gjithë e shohin si një dukesh plot sharm dhe bukuri që i jep lezet pallatit mbretëror. Por shumë mund të jenë kurjozë dhe t’ju lind pyetja se me çfarë është marrë Kate përpara se të martohej me princin William.

Dukesha e Kembrixh ka qenë një person i thjesht që ka bërë punë të ndryshmë.

Përpara se të shkonte në Universitetin e St Andrews, Kate bëri pushim për plot një vit. Udhëtoi në Kili, ku iu bashkua një programi për bamirësi, ashtu sikurse shpenzoi pak kohë në Firence të Italisë, për të studiuar në Institutin Britanik.

Pasi u diplomua për Histori Arti në 2005, Kate punoi për biznesin privat të prindërve të saj, Party Pieces. Më pas, u shpërngul në Londër, ku punoi si blerëse aksesorësh për Jigsaë Junior. Më pas, Middleton e la punën për t’iu kushtuar më tepër pasionit të saj për fotografinë.

Në biznesin e prindërve, Kate merrej më së shumti edhe me dizenjimin e katalogëve, marketingun dhe fotografitë. Në 2010, William dhe Kate shpallën fejesën, ndërsa Dukesha deklaroi se pjesëmarrja në pallatin mbretëror do të ishte “ngacmues nervash”, por që me vullnet dhe dëshirë do ta mësonte shumë shpejt edhe punën rojave

 

Article Logic
Execution time: 0.0030460357666016