INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër goditje për Chelsea, FIFA i rrëzon këtë kërkesë

Një tjetër goditje për Chelsea, FIFA i rrëzon këtë kërkesë

Publikuar më: 15:40 08-05-2019

Chelsea duket në një udhëkryq të madh. Një nga fuqitë më të mëdha të ekipit londinez është merkatoja që zhvillon dhe sasia e parave e derdhur për lojtarë cilësorë, pasi akademia e ekipit në të vërtetë nuk ka prodhuar shumë talente.

Pas vendimit të FIFA-s se Chelsea nuk do lejohej të zhvillonte merkato për një vit të tërë, klubi apeloi vendimin dhe kërkesa është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit.

Gjithsesi, klubi i drejtuar nga Abramoviç ka dhe një rrugëdalje, të paktën për merkaton e ardhshme. Drejtuesit londinezë do ta çojnë çështjen në KAS, pasi janë të bindur se janë të pafajshëm. Çelsit i është bllokuar merkatoja vetëm në hyrje, ndërkohë që në dalje futbollistët mund të largohen pa problem.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032901763916016