INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një McDonald’s në çdo vend të botës? Odiseja e blogerit të fiksuar mbas McDonald’s!

Një McDonald’s në çdo vend të botës? Odiseja e blogerit të fiksuar mbas McDonald’s!

Publikuar më: 18:14 10-06-2018

Ne shqiptarët si të paparë që jemi, në çdo vend që shkojmë do hamë McDonald’s për të vetmen arsye se nuk e kemi këtë zinxhir ushqimor në vendin tonë dhe na duket gjë e paparë.

Por, s’jemi vetëm ne që kemi pasion për McDonald’s. Kemi një shok nga Kanadaja i cili momentalisht jeton në Bangkok dhe ka një blog shumë të veçantë.

Ai ka ngrënë ushqime të McDonald’s-it në 53 shtete të ndryshme të botës dhe ka shkruar në blogun e tij 300 artikuj mbi ato çfarë ka provuar. 30-vjeçari kanadez James McGowan, ka 5 vite që shkruan në blogun e tij Traveling McD’s.

McDonald’s ka mbi 36,000 vendodhje në të gjithë botën dhe bën ushqime duke iu përshtatur edhe shijeve të zonës dhe traditave të vendit ku është i alokuar.

Në kaq vite ai ka patur mundësinë të udhëtojë në vende eklektike si Greqi, Gjermani, Rusi, Tajlandë, Katar, Tahiti, Kore, Malajzi etj. Edhe nëse nuk arrin të shkojë diku vetë, ai i kërkon të afërmve ose miqve që udhëtojnë t’i sjellin produktet specifike.

Pasi i provon ushqimet, ai shkruan në blog atë që i pëlqeu dhe atë që nuk i pëlqeu. Shkrimi i parë në blog ka qenë për një Oreo McFlurry që e provoi në Makau.

Ndërsa burgeri më i keq që ka provuar ka qenë në Sapporo, Japoni. Hamburgeri kishte plot 454 kalori dhe sipër kishte beikon dhe pure patatesh. Ishte produkt promocional të cilin klientët mund t’a provonin dhe të propozonin emra për të online. Por për McGoëan, emri fare mirë mund të ishte “zhgënjim”.

Është e çuditshme që këto udhëtime nuk e kanë shëndoshur aspak 30-vjeçarin. “Në fakt, kam rënë në peshë që kur kam nisur blogun. Nuk ndjek dietë, por unë dhe gruaja hamë ushqime shtëpie sa herë që kemi mundësi. Gjithashtu, shmangim të skuqurat” – thotë për Daily Mail personi që njihet PIKËRISHT prej ngrënies te McDonald’s.

Article Logic
Execution time: 0.0037682056427002