INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një DISS të fundit për 2018, Machine Gun Kelly ‘’tërbon’’ Eminem me postimin ku shpall se ai është fituesi

Një DISS të fundit për 2018, Machine Gun Kelly ‘’tërbon’’ Eminem me postimin ku shpall se ai është fituesi

Publikuar më: 14:37 31-12-2018

Ky vit në botën e Hip-Hop u mbajt mend për Diss-in e famshëm midis dy këngëtarëve Machine Gun Kelly dhe Eminem.

E gjitha filloi kur MGK bëri një koment rreth vajzës së Eminem se ajo është shumë seksi. Kaq mjaftonte dhe Eminem i’u kundërpërgjigj me disa rreshta në albumin e itj “Kamikaze”.

Menjëherë MGK psotoi këngën “Rap Devil” ku i drejtohej Eminem me fjalët se ai tashmë ishte i dalë nga moda dhe tha se koha e tij kishte mbaruar.

Eminem u kundërpërgjigj sigurisht me këngën “Killshot”, që u mirëprit mirë nga fansat dhe theu rekordin e shikueshmërisë në Youtube për një këngë Hip-Hop.

Tashmë MGK para se viti të mbyllet bën postimin në Instagram: “për t’ju nxehur dhe njëherë para se viti të mbarojë. ju jeni të gjithë të “çmendur” keq që unë jam Djalli i Rrepit. mirupafshim 2018.”

Kaq mjaftonte që MGK t’i kujtonte dhe njëherë fansave se sipas tij ai ishte fituesi i këtij dueli DISS-esh.

machine_gun_kelly.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0046031475067139