INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis seanca ndaj Adriatik Llallës. Ish-kryeprokurori 'zhduket', komisioni merr këtë vendim

Nis seanca ndaj Adriatik Llallës. Ish-kryeprokurori 'zhduket', komisioni merr këtë vendim

Publikuar më: 11:24 16-05-2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka nisur sot seancën për vlerësimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nëse ish-kryetari i organit të akuzës, Adriatik Llalla, do t’i nënshtrohet ose jo procesit të Vettingut. Por Llalla nuk është paraqitur në seancë duke u përfaqësuar nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Avokati Llallës deklaroi se ish-kreu i Prokurorisë nuk dijeni për seancën që do të zhvillohej sot e se ai ka më shumë se dy jave që nuk ka komunikuar me të.Trupi gjykues i drejtuar nga Sokol Çomo, relator i çështjes Luan Daci dhe anëtarët Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama, vendosën që të shtyjnë datën e gjyqit në datën 31 Maji duke i lënë kohë Llallës që të vihet në dijeni për tu paraqitur vet në seancë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpriste procesin e Vetting-ut, për ish-Kryeprokurorin Llalla në datën 16 shkurt 2018, pasi ai u largua nga sistemi i drejtësisë. Duket se pas largimit nga detyra Llalla ka zgjedhur që të mos përballet me drejtësinë. KPA bazuar në ligjin ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’ vendosi të marr në shqyrtim çështjen pasi Komisioneri Publik bëri ankimim kundër Vendimit datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Zotin Adriatik Llalla”.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656