INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ngrin' zhvillimi i shqiptarëve. Indeksi i Progresit Social 2018, Shqipëria humbet një pozicion

'Ngrin' zhvillimi i shqiptarëve. Indeksi i Progresit Social 2018, Shqipëria humbet një pozicion

Publikuar më: 11:22 21-09-2018

Shqipëria ka humbur një pozicion në renditjen globale të progresit social. Kështu, në indeksin e progresit social për periudhën janar-gusht 2018, Shqipëria renditet në vendin e 53-të ndër 146 ekonomi të botës, nga vend i 52-të i vitit të kaluar. Ndërkohë në indeksin e nevojave bazë njerëzore, Shqipëria renditet e 58-ta në botë, ndërsa në atë të themeleve të mirëqënies e 40-ta në botë. Ajo që regjistron performancën më të keqe duke na renditur të 73-tët në botë është ajo e shanseve. Shqipëria vlerësohet si një vend që i ka bazat për një shoqëri të zhvilluar, por që shanset që i jepen kësaj shoqërie janë të kufizuara, duke bërë që për rrjedhojë edhe zhvillimi i shoqërisë shqiptare të ngecet në vend. Në raport me rajonin, jemi të parafundit duke lënë pas vetëm Maqedoninë. Indeksi i progresit social është i vetmi mekanizëm për matjen e zhvillimit të një shoqërie, me fokus të veçantë te kriteret jo-ekonomike. Progresi shoqëror është vendosur në fokus të shumë qeverive të globit dhe ky indeks duhet të shërbejë si një manual reference për politikbërësit. Indeksi përpilohet mbi bazën e shumë kritereve, si mirëqenia, siguria, nevojat bazë të njeriut, apo edhe shanset e barabarta apo përfshirja. Por, në indeksin e nevojave bazë njerëzore, Shqipëria renditet e 58-ta në botë, ndërsa në atë të themeleve të mirëqënies e 40-ta në botë. Gjithsesi në raport me veten, Shqipëria ka bërë hapa para në këtë raport, duke qenë se është rritur në pikëzim.

Article Logic
Execution time: 0.004871129989624