INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga zëvendës trajner në kundërshtar, Ardian Mema ka shumë për të provuar kundër Flamurtar-it

Nga zëvendës trajner në kundërshtar, Ardian Mema ka shumë për të provuar kundër Flamurtar-it

Publikuar më: 14:54 21-10-2018

Kjo javë na ka rezervuar një sfidë mjaft interesante, pikërisht midis Flamurtarit dhe Tiranës. Përveç syve tek skuadrat, vëmendja më e madhe do jetë tek trajnerët ku përballë do jetë Ilir Daja dhe Ardian Mema, që deri para pak kohësh ishte zëvëndësi i të parit.

Mema gjithashtu e ka këtë sfidën e parë ndaj Flamurtarit, me një Tiranë e cila ka vuajtur shumë kohët e fundit për fitore dhe ka ndërruar shumë trajnerë në drejtimin e saj. Kjo sfidë është një provë e vështrië dhe në konferencën për shtyp, Mema tha se mungesat e shumta të ekipit nuk do ta favorizojnë, por avantazhi i tij ështe se e njeh mirë Flamurtarin.

Ai gjithashtu shtoi se debutimin do kishte dashur ta bënte kundër Partizanit për të treguar realisht karakterin e skuadrës së Tiranës, e cila po merr formë nën drejtimin e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988