INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse bëni këto 3 gjëra në fillim të javës, do t’iu ndodhë diçka e mirë. Zbulojeni!

Nëse bëni këto 3 gjëra në fillim të javës, do t’iu ndodhë diçka e mirë. Zbulojeni!

Publikuar më: 11:25 08-10-2018
Nëse dita e parë e javës nis mirë, ka shumë mundësi që e gjitha të shkojë pa probleme.
Ja disa këshilla, sipas intv.al se çfarë duhet të bëni për  të pasur një javë të lumtur.
 
1. Bëni aktivitet sportiv
Edhe nëse s’keni mundësi për të dalë për vrap, apo të shkoni në palestër, sërish ka një zgjidhje. Ju mund të shkarkoni programe në celularin tuaj që ka udhëzime në lidhje me ushtrime të ndryshme. Edhe nëse nuk dilni dot në mëngjes, pas pune mos përtoni. 
2. Vlerësojeni  jetën
Duhet t’ja vini në pah ndonjëherë vetes suaj, faktin sa e bukur është jeta, prandaj duhet ta merrni atë sa më lehtë. Njerëzit vetëm në momentet e vështira e vlerësojnë rëndësinë e jetës.
3. Mos e krahasoni veten me të tjerët
Në vendin e punës sidomos, nuk duhet ta krahasoni veten tuaj me dikë tjetër. Mos xhelozoni, apo të mendoni për padrejtësitë që ju janë bërë, sepse do stresoni veten tuaj. Thjesht, shijoni momentin!
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826