INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një kohë që flitet vetëm për operacionet plastike, Lori Hoxha ka dy fjalë për të thënë [FOTO]

Në një kohë që flitet vetëm për operacionet plastike, Lori Hoxha ka dy fjalë për të thënë [FOTO]

Publikuar më: 20:11 27-03-2018

Shpesh herë, Lori Hoxha është vënë në qendër të thashethemeve dhe shkak dhe për këtë nuk është bërë vetëm pasuria e saj, por edhe dyshimet se ajo mund të ketë bërë ndërhyrje estetike.

Megjithatë, jo vetëm ajo, por edhe vajza të tjera të kuruara shpesh herë komentohen dhe pyeten vazhdimisht për operacionet plastike që bëjnë, duke e kthyer këtë të fundit në një nga diskutimet kyçe në Shqipëri.

Mesa duket kjo “çështje” e ka bezdisur shumë bloggere-n dhe së fundmi e revoltuar kundër këtij fenomeni, Lori ka ironizuar realitetin shqiptar më anë të një postimi që ka bërë në rrjetin social “Snapchat”.

“Do të doja shumë të flisnim për racizmin, diskriminimin, barazinë gjinore, homofobinë aq shumë sa flasim për operacionet plastike. Ose dhe ajo gropa tek rrugica e pallatit tim që nuk mbyllet kurrë do të ishte një bisedë më interesante dhe produktive”,- ka përfunduar ajo.

29635021_10215415003078857_1043631883_o.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019910335540771