INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në mbrojtje të Teatrit. Artistët takohen me Vllahutin, marrin garanci se BE do të ...

Në mbrojtje të Teatrit. Artistët takohen me Vllahutin, marrin garanci se BE do të ...

Publikuar më: 12:15 20-07-2018

Artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit zhvilluan një takim me ambasadoren Romana Vlahutin. Në takimin me diplomaten e BE-së morën pjesë Alert Çeloaliaj, Neritan Liçaj, Robert Budina dhe artistë të tjerë. Pas përfundit të takimit, aktori Çeloaliaj u shpreh se ata kanë marrë nga Vlahutin konfirmimin se BE-ja është duke marrë në shqyrtim ligjin e kaluar në vend. “Falenderoj ambasadoren Vlahutin që na priti. Ia bëmë të qartë se jemi kundër shembjes së Teatrit dhe projektit të PPP-ve. Ky nuk do të jetë takimi i fundit që ne do të kemi me përfaqësues të BE-së”, u shpreh ai. Çeloaliaj i bëri thirrje edhe presidentit Ilir Meta, që të mos e dekretojë ligjin “Jemi kundër shembjes, kundër tjetërsimit të pronës publike…
I drejtohemi Presidentit që të bëhet garant i të drejtave kushtetuese i qytetarëve të Shqipërisë…të mos e dekretoje ligjin”-apeloi aktori.

Article Logic
Execution time: 0.0034961700439453