INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodhi ashtu siç pritej, gola dhe spektakël! Portugalia dhe Spanjë ndajnë nga një pikë në supersfidën e Botërorit [VIDEO]

Ndodhi ashtu siç pritej, gola dhe spektakël! Portugalia dhe Spanjë ndajnë nga një pikë në supersfidën e Botërorit [VIDEO]

Publikuar më: 22:07 15-06-2018

Portugalia dhe Spanja dhuruan spektakël në ndeshjen e mbrëmjes së ditës së dytë të Botërorit, pas dy ndeshjeve të tjera të së premtes që përfunduan me vetëm nga një gol secila.

3-3 rezultati përfundimtar i një përballjeje fantastike, ku protagonisti kryesor ishte Cristiano Ronaldo me 3 gola.

Nuk ka fitues në super sfidën e parë të Grupit B mes Portugalisë dhe Spanjës e cila përfundoi me

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fisht Olympic” dhuroi emocione, spektakël dhe gola, por në fund asnjë nga të dyja ekipet nuk mundi të buzëqeshte për të marrë tre pikët e para.

Portugalia e nisi mjaft mirë sfidën ku që në minutën e dytë kapiteni i tyre Kristiano Ronaldo kalon në epërsi skuadrën pas një goli të shënuar nga pika e bardhë e 11 metërshit që u fitua po nga ai.

Megjithatë, reagimi i Spanjës do të vinte në minutën e e 24-të me anë të sulmuesit Diego Costa që shënoi një gol maft të bukur pas driblimeve të kryera në mbrojtjen portugeze dhe për ta dërguar topin në fund të rrjetës.

Por, kur pjesa e parë po shkonte drejt përfundit është sërish Kristiano Ronaldo që kalon në epërsi Portugalinë ku pas një godije nga distanca e shënon i ndihmuar dhe nga një gafë e rëndë e portierit De Gea.

Fillimi i 45 minutave të dyta do të flisnin për spanjollët të cilët arritën që të përmbysnin disavantazhin e pjesës së parë.

Diego Costa do të ishte sërish njeriu që do të barazonte rezultatin në minutën e 55-të, ndërsa vetëm pas tre minutash në të 58-tën Nacho shënoi një gol spektakolar nga distanca duke kaluar në epërsi ekipin e tij.

Por, do të ishte një perlë e Kristiano Ronaldos nga një goditje dënimi në minutën e 88-të që i hoqi nga duart fitoren Spanjës duke vulosur në 3-3 shifrat e takimit.

RONALDO from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596