INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë vajza e vetme e artistes shqiptare [FOTO]

Ndërron jetë vajza e vetme e artistes shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 21:42 25-03-2018

Në Shqiperi kemi patur edhe kemi artiste mjaft të talentuar dhe shumë prej tyre nuk do dalin asnjëherë nga mendja jonë. Së fundmi është ndarë nga jeta vajza e vetme e sopranos së mirënjohur të muzikës popullore dhe operistike shqiptare, Marije Kraja. Lajmin e ka bërë të ditur profesoreshë Klodeta Dibra nëpërmjet një postimi në Facebook.

“U prehsh në paqe fisnikja, qytetarja Inis Kraja!

Plot vite kaluam s’bashku në Fakultetin e Gjuhëve të huaja si kolege e mikesha. Të kam çmuar përherë për profesionalizmin tënd, korrektesën, miqësinë pa hile, fjalët e pakta por të mençura, buzëqeshjen ‘koprrace’ por domethënëse, hijeshinë hollake të shtatit tënd, mençurinë e fisnikërinë e trashëguar nga dy prindërit e tu të mrekullueshëm, profesori i Latinishtes dhe e madhja Marije Kraja.

Jam pa fjalë sot, Inis.Do rrokësh fort ata që të deshën e të kultivuan aq bukur, duke u ngjizur në amëshim. Qofsh e Parajsës, profesoreshë e kolegia jonë Inis Kraja”

Vajza e vetme artistes shqiptare u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare.

-640-0-5ab7bb5f6b13d.jpg

inis-1-300x214.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318