INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mozzik tenton të korruptojë policin, por e pëson! Pas gjithë kësaj histori fshihet një mesazh nga ai, mos e humbisni [FOTO]

Mozzik tenton të korruptojë policin, por e pëson! Pas gjithë kësaj histori fshihet një mesazh nga ai, mos e humbisni [FOTO]

Publikuar më: 21:22 19-03-2018

Pas ndarjes nga “ON RECORDS”, reperi i njohur Mozzik është parë shpesh në Gjermani. Mozzik pas suksesit të këngës së tij të fundit nuk ka paralajmëruar për ndonjë projekt të ri.

Reperi është shumë aktiv në rrjetet sociale, ai shpesh herë poston video dhe foto të ndryshme nën shoqërinë e miqve dhe shokëve.

Së fundmi ai ka postur një InstaStory ku mundohet të korruptojë një polic Gjerman, pasi ky i fundit e kishte ndalur për ta kontrolluar. “Kontroll policie – i thotë ai, – sepse po ecje shumë shpejt!”

Ndërkohë, Mozzik që bën sikur po e xhiron fshehtazi me celular, i jep atij dokumentet dhe brenda rolit si polic miku i tij i tregon se do t’i vendosë gjobë për shpejtësinë. Këtu nis situata e njohur për të gjithë ne. Mozzik e ndalon dhe i nxjerr 10 euro, për ta korruptuar për gjobën.

“Polici” nuk e pranon dhe shprehet: “Nuk jemi në Kosovë këtu!” .

Edhe pse gjithçka është e improvizuar nga Mozzik, ai e ka bërë këtë video për të ironizuar një gjest shumë të shëmtuar që ndodh në Kosovë dhe Shqipëri, atë të korrupsionit.

Untitled.png

Article Logic
Execution time: 0.0027608871459961