INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos thoni që nuk ju thamë! 7 Trendet e modës që do t’i shohim kudo gjatë 2019-ës [FOTO]

Mos thoni që nuk ju thamë! 7 Trendet e modës që do t’i shohim kudo gjatë 2019-ës [FOTO]

Publikuar më: 17:16 15-01-2019

Ndonëse lamë pas një vit ku moda ka shkëlyqyer, edhe 2019 duket se do të jetë i tillë. Stilistët kanë bërë gjithçka gati për një vit të mbushur plot stil. Janari është muaji i parashikimeve për trendet e reja që do të na shoqërojnë gjatë gjithë vitit 2019.

Çfarë trendesh do të dominojnë këtë vit? Tek cilat ngjyra të fokusohemi më shumë? Tek veshjet e gjëra apo të ngushta?

Një gjë është e sigurt, kreativiteti gjatë 2019 në modë do të jetë e garantuar. Ndërkohë që bota e modës ka tendencë të sjellë gjithmonë risi, viti 2019 do të na gjejë duke kthyer kohën mbrapa dhe duke rikthyer trendet e viteve të shkuara.

Dizenjuesit më të mëdhenj në botë, po rikthejnë përsëri tendencat e vjetra duke u dhënë një rrotullim të ri modern. Për cilat veshje dhe trende bëhet fjalë? I zbulojmë tani:

1.Veshjet si të ngjyrosura me bojë
Ky do të jetë trendi që do të dominojë së shumti këtë vit dhe një ndër trended e reja. Veshjet të ngjyrosura me bojë i përkasin viteve 60, por në 2019 ëhtë rikthyer sërish, por në një mënyrë më moderne. Ky lloj trendi do të jetë shumë i përshtatshëm për sezonin e ngrohtë të pranverës dhe të verës duke i dhënë pamjes suaj një freski romantike.

1.1.1.jpg

 


2.Ngjyrat neon
Duket se do dominojnë fuqishëm edhe këtë vit. Gjatë prezantimit të koleksioneve të reja për 2019 të gjithë stilistët kishin rënë dakord për ngjyrat neon duke na paralajmruar edhe njëherë se do të jetë një trend shumë IN edhe në 2019.

neon.jpg

 


3. Trendi i mëngëve të fryra
Mesa duket ky vit do të na çojë pas në vitet ’80 dhe kjo falë këmishave, bluzave apo fustaneve me mëngë “oversize”, të cilat janë të fryra në pjesën pas shpatullave.Ky trend është shumë femërore dhe elegante. Gjithashtu do të ofrojë ofrojnë një pamje shumë shik. Duket se ky trend i mëngëve të fryra do të vazhdojë të jetë një nga të preferuarit e blogereve dhe këtë vit.

menget.jpg

 


4.Pantallonat e shkurtra të lirshme
Nëse ju nuk ishit fanse të streçeve të çiklizmit që pushtuan 2018-ën, atëherë një lajm i mirë është për ju. 2019 do të jetë pro pantallonave të shkurtra por të lirshme dhe mesa duket gjatë verës së këtij viti do të argëtoheni shumë duke u dukur bukur në të njëjtën kohë.

4.1.jpg

 


5. Transparetja është një tjetër stil i guximshëm, që stilistët e këshillojnë për verën e 2019. Vlen të theksojmë se kryesisht ky trend do të jetë më shumë i pranishëm tek çantat.

5.4.jpg

 


6. Thekët nuk janë tashmë një trend anësor, përkundrazi qëndrojnë në qendër ndër më kryesorët.

theket.jpg

 


7.Printimet e kafshëve nuk do të shkojnë asgjëkundi këtë vit, por do të dominojnë si një ndër trendet më IN gjatë 2019-ës.

animls.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371