INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milani i papërmbajtshëm, Leonardo hidhet në “sulm” për Milinkovic-Savic

Milani i papërmbajtshëm, Leonardo hidhet në “sulm” për Milinkovic-Savic

Publikuar më: 07:38 17-08-2018

Edhe pas ardhjes së Caldara dhe Higuain, merkatoja e Milanit nuk ndalet. Kuqezinjtë, përmes drejtorit të përgjithshëm të zonës teknike, Leonardo, në të vërtetë po e ndjekin goditjen e madhe për në mesfushë.

Sipas një raporti të “La Stampa”, braziliani është i gatshëm për të bërë një “sulm” të papritur për Sergej Milinkoviç-Savic, duke i paraqitur një ofertë huazimi Lazios, me të drejtën e blerjes përfundimtare të yllit serb.

Propozimi i kuqezinjve do të sigurojë 40 milionë euro për huazimin e vështirë (ose 20 milionë, plus Bonaventura), me të drejtën për ta shpenguar kartonin e lojtarit mbas një viti, me 80 milionë euro. Formula do t’i lejonte kuqezinjtë të anashkalonin kufizimet e “fair play financiar”, duke e shtyrë pjesën më të madhe të shpenzimeve në sezonin e ardhshëm.

Nuk ka dyshime se nuk do të jetë e lehtë për “Djallin”, që ta bindë presidentin e Lazios, Claudio Lotito, i cili për serbin kërkon një shifër prej rreth 120 milionë eurosh. Megjithatë, sipas gazetës sportive të Torinos, Leonardo është i gatshëm të provojë deri në fund.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553