INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milani gjen zëvendësuesin e Gattusos

Milani gjen zëvendësuesin e Gattusos

Publikuar më: 23:12 15-12-2018

Gennaro Gattuso mori përsipër fajet e humbjes ndaj Olympiakosit dhe të eliminimit të Milanit nga Europa League, por do të jetë Seria A që do të vendosë për të ardhmen e trajnerit.

Në rast se Milani i tij nuk ndryshon regjistër, në klub mund të mendojnë për një rokadë në stol. Duke përjashtuar Antonio Conten, i cili rezulton shumë i shtrenjtë për arkat e “Djallit”, emri më i mundshëm rikthehet të jetë ai i Arsene Wenger. Francezi është shprehur i gatshëm për një aventurë të re dhe zbarkimi i tij në Milano mund të bëhej i mundur falë edhe Ivan Gazidisit.

Administratori i ri i Milanit është një mik i ngushtë i teknikut nga Alsasa që nga koha kur të dy punonin për Arsenalin, ndaj nëse Gattuso nuk shton marshet e të besuarve të tij, vështirë se do të mbështetej nga klubi.

Article Logic
Execution time: 0.0047159194946289