INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milan i ngatërron emrin mesfushorit në prezantimin e fanellave, tifozët tallen keq!

Milan i ngatërron emrin mesfushorit në prezantimin e fanellave, tifozët tallen keq!

Publikuar më: 10:55 10-07-2018

Prej ditësh në fakt futbolli Italian ka qënë në vëmendjen e mediave për shkak të ndryshimeve të pësuara, poashtu edhe në merkaton që duket se po tund gjithë Europën.

Ngjarja e ditës dhe gjithë vëmendja ka qënë e përqëndruar tek Milani, pasi prezantoi dje, fanellën e dytë të skuadrës, me një dizajn ndryshe nga ai i pari.

Për veç se fanellës së re, kuqezinjtë kanë ndryshuar edhe sponsorin teknik, duke kaluar nga Adidas te Puma. Por mesa duke, kompania e re nuk ia ka marrë dorën fanellave të Milanit duke u ngatërruar në ceremoninë e prezantimit.

Ngatërrimi ka të bëjë me emrin e mesfushorit turk Hakan Çalahanoglu. Në fanellën e dytë të skuadrës ishte shkruan Çhalanoglu dhe jo Çalhanoglu.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar tifozëve, të cilët nuk i kanë kursyer talljet në rrjetet sociale. Bonaventura, Bonuçi dhe Kalabria, ishin 3 futbollistët e tjerë që morën pjesë ditën e djeshme në ceremoninë e prezantimit të fanellës së dytë.

fanella.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033431053161621