INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mikesha ime më e mirë më hodhi acid në fytyrë, por unë e fala

Mikesha ime më e mirë më hodhi acid në fytyrë, por unë e fala

Publikuar më: 12:52 03-01-2018

Mikesha e saj më e mirë e sulmoi me acid dhe pastaj shkoi në festën e 21-vjetorit të ditëlindjes së Naomit. Ishte viti 2012 kur Naomi Oni, sot 25 vjeç, pothuajse mbeti e verbuar kur Mary Konye, 22 vjeç, e maskuar me një vello tëzezë, e ndoqi kur po kthehej nga puna duke e sulmuar me lëngun gërryes. Konye ishte xheloze për pamjen e bukur të mikes së saj dhe vendosi t’ia shkatërronte jetën Naomit. Por vjza e sulmuar thotw se ajo nuk mund të lejonte që sulmi ta rrënonte atë, madje ajo ka falur sulmuesen e saj, e cili ende nuk tregon keqardhje pavarësisht se është burgosur për 12 vjet në vitin 2014. "Unë e fal atë", i tha Daily Mail Naomi. Ajo ka kryer disa operacione në fytyrë që nga sulmi i vitit 2012. "I Kam borxh vetes lirinë për të ecur përpara, por unë ende mendoj se ajo është një person i tmerrshëm, hakmarrës, një frikacake që tradhtoi besimin tim"-tha ajo. Konye i dërgoi mesazhe të bukura shoqes së saj pasi e sulmoi me acid, ndërsa policia ishte ende në kërkim të sulmuesit, zbulon një dokumentar i ri i BBC3. Ajo madje mori pjesë në festën e ditëlindjes së 21 të Naomit kur policia zbuloi se ajo ishte personi përgjegjës.

sulmuesja.jpg

Kur ajo u dënua më në fund, pretendoi se Naomi kishte hedhur acid vetes së saj për të fituar 'famë dhe pasuri'. Rreth pesë vjet pas sulmit të ndodhur në Lindjen e Londrës, 25-vjeçarja ka folur për herë të parë për mënyrën se si sulmi 2012 ndryshoi jetën e saj përgjithmonë. Ajo ishte rrugës për në shtëpi, pasi kishte dal nga puna në dyqanin Victoria's Secret në qendrën tregtare Westfield të Stratford-it në Dagenham, kur jeta e saj u ndryshua përgjithmonë. Duke folur për sulmin, Naomi tha: "Po ecja rrugës dhe më kujtohet se pash dikë që po më ndiqte, me fytyrë të mbuluar. Para se ta kuptoja, unë ndjeva një spërkatje të madhe dhe menjëherë bërtita. Po vrapoja rrugës. Mbaj mend që godita derën, duke bërtitur: "Po digjen, po digjen, acid, acid, acid". Ajo kishte nevojë për kirurgji të fytyrës për rindërtimin e saj, kreu dy herë operacione për të trajtuar djegiet e saj të tmerrshme në një njësi të specializuar. Që nga viti 2014 numri i sulmeve të acideve të raportuara është dyfishuar në 431 në vitin 2016. Bashkia e Newhamit, e cila përfshin Westfield dhe Dagenham, ku Naomi jetonte dhe punonte atëherë , është një nga zonat më të prekura. Pothuajse 400 nga 1,500 sulmet e raportuara të Londrës gjatë pesë viteve të fundit ndodhën në atë lagje.

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992