INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Microsoft po sjell atë që s'ia kërkoi askush

Microsoft po sjell atë që s'ia kërkoi askush

Publikuar më: 16:15 06-07-2018

Microsoft duket se e ka humbur kreativitetin që kur Bill Gates dhe Paul Alen u tërhoqën nga stafi drejtues. Ata kanë bërë mirë në blerjen e kompanive të tjera teknologjike, por ama ata nuk kanë lançuar më produkte që kanë sjellë risi në treg.

Sot deklarohet që ata po bëhen gati për të lançuar një program për të luajtur filma në Android dhe iOS, por askujt nuk i duhet vërtet kjo gjë. Pse të shkarkosh diçka plus në smartphone, kur Google dhe Apple e ofrojnë që në momentin që nxjerr telefonin nga kutia!

Pas dështimeve të kohëve të fundit dhe mospëlqimit masiv që njerëzit patën për smartphonët e Microsoft, kta të fundit duket se po vazhdojnë me gjëra krejt jo të pëlqyera nga publiku.

Microsoft Edge është një shembull i qartë që botës nuk i duhen më shumë softëare që nuk ofrojnë asnjë risi. Edge mobile ka arritur rreth 10 milionë shkarkime për rreth 3 muaj, që në krahasim me Google Chrome apo Opera, Firefox ose mjaft browser të tjerë për mobile, është një shumë e papërfidhshme. Microsoft, të lutem përqëndrohu tek kompjutera, harro bloatware-t dhe mos lanço më ndonjë gjë si Windows 8. Askush nuk e pëlqeu Windows 8-ën.windows8_charms-11328649.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040390491485596