INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësuesit nisin negociata me Ministrinë e Arsimit disa kërkesa do plotësohen

Mësuesit nisin negociata me Ministrinë e Arsimit disa kërkesa do plotësohen

Publikuar më: 15:49 19-12-2016

Përfaqësuesit e dy Sindikatave të Mësuesve dy ditë pas protestës kanë takuar Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, për të biseduar mbi kërkesat që ata kanë paraqitur me herët. Në përfundim të takimit, përfaqësues të Sindikatës thanë se u ra dakord me ministren për disa pika, por ende nuk është arritur një dakordësi për shpërblimin vjetor. Ata thonë se duan shpërblim 100 mijë lekë të vjetra.
Ndërsa për pikat që ranë dakort janë: Pagesa e udhëtimit të mësuesve dhe orët shtesë.
Ata thonë se nesër do të ritakohen me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe ata të Financës për të qartësuar bazën ligjore për dëmshpërblimin. Për të përmbushur dëmshpërblimin e mësuesve nevojiten 2 mln euro. Ata theksojnë se
Por përfaqësuesit e Sindikatës thonë se nuk heqin dorë nga kjo pikë, duke u shprehur se po s’u plotësua kërkesa e shpërblimit, vijojmë protestat.

Article Logic
Execution time: 0.0021669864654541