INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi dhe Ronaldo votohen më pak se Luka Modriç, zbulohet “top-formacioni” i UEFA-s [FOTO]

Messi dhe Ronaldo votohen më pak se Luka Modriç, zbulohet “top-formacioni” i UEFA-s [FOTO]

Publikuar më: 16:51 11-01-2019

Përdoruesit e faqes së internetit të UEFA-s kanë zgjedhur “top-formacionin” e tyre ideal për vitin 2018. Ky votim ka zgjatur pak më shumë se një muaj i hapur dhe përmes kësaj mënyre është përzgjedhur ekipi i ndjekësve të “UEFA.com”. Më shumë se 1.8 milionë vota u regjistruan, me 85.167 përdorues të rinj, që hodhën votën e tyre.

Edhe një vit më parë, Real Madridi e dominonte në këtë 11-she, duke qenë se kishte pasur mjaft suksese në 12 muajt e fundit. Katër lojtarë të klubit të bardhë janë zgjedhur sërish nga tifozët, ndërsa Barcelona ka dy përfaqësues në këtë formacion. Kjo 11-she përbëhet nga Ter Stegen në portë; Ramos, Van Dijk, Varane dhe Marcelo në mbrojtje; Modric, Kanté dhe Hazard në mesfushë; Mbappé, Messi dhe Cristiano Ronaldo në sulm.

Luka Modric ka qenë lojtari me më shumë vota (115.440), duke fituar një përmasë të re vlerësimi për vitin e tij të madh, si me Real Madridin, edhe me kombëtaren e tij. Pasi u shpall nënkampion bote me Kroacinë e tij në Botërorin e Rusisë, Modric u zgjodh edhe “FIFA World Player” dhe “Topi i Artë” për vitin që shkoi. Lojtarët e tjerë, që kompletojnë podiumin (treshen) e më të votuarve, janë: Cristiano Ronaldo (108.423) dhe Lionel Messi (107.326).2589610_mediumsquare-af7ca860977ee81626822e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0056970119476318