INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkujt nuk dobësohen? Nuk do t'a besoni se arsyeja është se kanë turp të porosisin sallatë

Meshkujt nuk dobësohen? Nuk do t'a besoni se arsyeja është se kanë turp të porosisin sallatë

Publikuar më: 22:45 15-01-2019

Meshkujt e kanë të vështirë të dobësohen pasi kanë turp të porosisin sallatë.

Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim, sipas të cilit, burrat nuk arrijnë të humbasin peshë sepse kanë turp që t’i thonë “jo” birrës dhe në vend të saj të porosisin sallatë.

Duke qenë se ata kanë tendencën që të kenë frikë se mos tallen nëse bëjnë zgjedhje të shëndetshme, burrat janë më të prirur që të përfundojnë mbipeshë.

Sipas kompanisë, “Weight Watchers” që bëri edhe anketimin, nga 2 mijë të rritur, 90% thanë se do humbasin peshë gjatë 2018, por vetëm 10% ia dolën.

Rreth 80% e meshkujve të anketuar në studimin në fjalë thanë se kishin turp që të zgjedhin pije të lehta dhe të porosisin ushqime të shëndetshme pasi mund t’i tallnin shokët.

Article Logic
Execution time: 0.0023651123046875