INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ndërron skuadër, ja ku firmosi

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ndërron skuadër, ja ku firmosi

Publikuar më: 21:51 14-09-2018

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Valon Ahmedi, ka nisur një avneturë të re. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, i cili në “Instagram” ka postuar edhe kalimin dhe zyrtarizimin te skuadra e tij e re Hapooel Kiriat Shmona, në kampionatit izraelit.

Ahmedi ishte pjesë e skuadrës së Mariborit, por nga sa bëhet e ditur, kohët e fundit ai e humbi vendin e titullarit. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Ahmedi, i cili luajti edhe në Ligën e Kampionëve, duke bërë edhe paraqitje shumë të mira, por me sa duket është detyruar që të ndryshojë destinacion.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038721561431885