INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj çfarë fotoje profili ke, të të them cili je!

Më thuaj çfarë fotoje profili ke, të të them cili je!

Publikuar më: 18:18 14-11-2018

Ju tregojmë si të njihni një person vetëm nga fotografia e profilit 

Një studim i ri thotë se fotoja e profilit tregon se çfarë tipi jeni. Duke përdorur mijëra foto profili, një skuadër ndërkombëtare me kërkues shkencorë zbuloi se gjurmë të personalitetit mund të gjenden shumë lehtë duke parë estetikën e fotos së profilit nëpër rrjetet sociale.

Studiuesit analizuan ndryshimet në ngjyra, në prezantimin e fytyrës dhe shprehinë e saj. Më pas, panë me kujdes lidhjet mes fotove dhe personalitetit të përdoruesve të internetit.

U vu re se ata që kanë një foto profili me cilësi estetike më të lartë (kontrast i rritur dhe më pak “blur”), janë tipa më të hapur. Ndërsa tipat më të ndërgjegjshëm kishin foto profili me më shumë ngjyra dhe dritë.

Edhe tipat me të cilët merresh vesh më lehtë kishin foto me ngjyra dhe dritë, ndërkohë që shprehnin emocione pozitive në fotot e tyre.

Në lidhje me tipat nevrikë, ata kanë foto të thjeshta dhe me shumë pak ngjyra. Gjithashtu, shumica prej tyre nuk preferojnë që në foton e profilit të tregojnë fytyrën.

Një kafshë apo një objekt në vend të fotos suaj të profilit do të thotë se jeni njeri neurotik, që nënkupton një person që vuan nga ndjenja e fajit, ankthi, inati.

Nëse postoni fotografi me figura qesharake, jeni më të prirur për të qenë të hapur për përvoja të reja, kurse nëse ato janë më të matura mund të jeni më të ndërgjegjshëm.

Shkenca thotë se nuk duhet që të vendosni vetë në përzgjedhjen e fotografisë së profilit.

Në fakt, këtë duhet të ia besoni dikujt tjetër që të zgjedhë për ju, pasi do të dukeni më miqësor, inteligjent dhe atraktiv.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877