INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Magjinë e dëborës po e shijojnë në maksimum edhe ujqërit. Mos e humbisni këtë video…[VIDEO]

Magjinë e dëborës po e shijojnë në maksimum edhe ujqërit. Mos e humbisni këtë video…[VIDEO]

Publikuar më: 17:49 05-01-2019

Panorama e bukur që merr natyra pas dëborës është magjike dhe tejet frymëzuese.

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë edhe Italinë, por mesa duket kënaqësinë e saj po e shijojnë jo vetëm njerëzit por edhe kafshët.

xfghgjfgjk.JPG

Në një video të publikuar ditën e djeshme, në parkun e Abruzzos në Aquila, shihen një grup ujqërish që luajnë në dëborë, shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim apo t’i perceptojmë.

“Në një mjedis të tillë nuk mund të mos habitesh nga këto krijesa të mrekullueshme”, mbishkruan në video autori i cili mundësoi pamjet mbreslënëse Pietro Santucci.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439