INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshaj bën ndryshime në kabinetin e Ministrisë së Brendshme [EMRAT]

Lleshaj bën ndryshime në kabinetin e Ministrisë së Brendshme [EMRAT]

Publikuar më: 13:40 21-01-2019

Ministri i Brendshëm nuk ka humbur kohë që të rifreskojë kabinetin e tij. Ditën e sotme ai ka firmosur ndryshimin e disa dikastereve që janë në udhëheqjen e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendror të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) , ku bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.

Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme. Ai zëvendëson në këtë detyrë Anila Trimi e cila u emërua nga ish ministri Fatmir Xhafaj.

 

muhamet.PNG

Muhamet Rrumbullaku

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484