INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liza në botën e çudirave në OKB, si debaton ambasadori rus me homologen britanike

Liza në botën e çudirave në OKB, si debaton ambasadori rus me homologen britanike

Publikuar më: 17:17 06-04-2018

Vijojnë të jenë të tensionuara raportetet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë sa i përket helmimit të ish agjentit rus, çështje që vuri Moskën përballë Perëndimit dhe përplasja vijon edhe në OKB.

Rusia ka akuzuar së fundmi Londrën se ka shpikur një “histori të rreme” dhe se është duke luajtur me zjarrin.Një deklaratë të tillë e bëri Ambasadori i Moskës në OKB, Vasily Nebenzya.

“Ne u kemi thënë kolegëve tanë britanikë se po luajnë me zjarrin dhe kjo do të shkojë keq,’ u shpreh ai në takimin e këshillit të sigurimit të mbajtur në New York.

Nebenzya i quajti akuzat të tmerrshme dhe të pabazuara dhe e akuzoi Britaninë e Madhe se po kryen një “luftë propagandistike” kundër Rusisë.

Dhe, duke iu përgjigjur raporteve që Rusia kishte testuar lëndën kimike në objekte të përditshme përpara sulmit, ambasadori tha se: “Është një lloj teatri absurd.”

Jo vetëm ironi por edhe debati mes ambasadorit rus dhe ambasadores britanike Karen Pierce ishte qesharak.

Diplomati rus donte të dinte se cfarë ka ndodhur me dy macet dhe dy kavjet e ish spiunit madje lexoi në anglisht një pjesë nga libri Liza në botën e cudirave, duke vënë theksin tek mungesa e provave.

Ndërsa ambasadorja britanike para gazetarëve ironizoi homologun duke iu referuar Sherlock Holmes një film aksion kushtuar një dedektivi privat.

Përfaqësuesja e Britanisë në OKB akuzoi Rusinë për minimin e sigurisë globale.‘ Rusia kërkon të ketë akses në hetim. Kjo kërkesë është si ajo e një zjarrvënësi i cili kërkon të hetojë zjarrin që ndezi vetë”u shpreh ajo.

Britania e Madhe pretendon se Rusia fshihet pas sulmit me agjent nervor, por Moska ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë.

Por lajme të mira vijnë nga ish-agjenti Skripal,66-vjeçari nuk ndodhet më në gjendje kritike për jetën dhe shume shpejt do të flasë.

Article Logic
Execution time: 0.0042319297790527