INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji ndalon dhurimin e organeve jashtë lidhjeve familjare

Ligji ndalon dhurimin e organeve jashtë lidhjeve familjare

Publikuar më: 13:09 11-08-2016

Një denoncim i mbërritur në ReportIn’ rubrikën e hapur për denoncime nga qytetarët në websiten tonë INtv.al dëshmon një histori kur dëshpërimi të çon në shkelje të ligjit. Një grua në nevojë për transplant veshke për bashkëshortin e saj ofroi 50 mijë euro në këmbim të këtij organi. Por përgjigjet janë akoma më dëshpëruese kur sheh se brenda pak orësh disa fatkeq janë ofruar të japin një pjesë të trupit të tyre natyrisht duke e ditur që pasojat do zgjasin gjithë jetën. Sado e trishtë të tingëllojë kjo histori, de facto jemi para një shkeljeje juridike dhe nëse ky veprim realizohet kemi të bëjmë më veprën penale të parashikuar në nenin 110/a të Kodit Penal, Trafikimi i personave, i cili dënohet minimalisht nga 5 deri në 15 vjet heqje lirie si dhe gjobë deri në 15 milion lekë.


Sipas legjislacionit shqiptar transplante të tilla bëhen vetëm në kuadrin e dhurimit dhe për këtë ka një ligj në të cilin specifikohen personat nga të cilët mund të bëhet ky dhurim si dhe ambientet spitalore ku mund të realizohet. Sipas Ligjit nr. 10 454, dt 21.7.2011 “Për transplantimin e indeve, të qelizave dhe të organeve në Republikën e Shqipërisë” (fotot e mëposhtme), në vendit tonë transplanti i organeve bëhet vetëm në spitalet publike si dhe dhurues mund të jenë vetëm personat me të cilët kërkuesi ka lidhje gjaku ose lidhje farefisnore (vjehrri, vjehrra, bashkëshorti, bashkëshortja)

Megjithëse parashikimet ligjore janë të mirëpërcaktuara praktika ka treguar se ka njerëz si këta të rastit konkret që kanë nevojë për një dhurues dhe janë të gatshëm të japin para në këmbim të këtij donacioni. E natyrshme është të të shkojë në mendje se brenda familjes personi në fjalë nuk ka gjetur dhuruesin që i përshtatet.
Dhe këtë fillon të vihet në dyshim ligji dhe ato çfarë thotë ai. A duhet të lejohen dhurimet edhe nga persona të tjerë jashtë atyre të rrethit familjar?
Një debat i tillë ka kohë që diskutohet në Shqipëri edhe pse asgjë nuk është konkretizuar. Vetëm në vendit tonë dhe në Itali ekziston një ligj i tillë që e ngushton kaq shumë rrethin e dhuruesve për transplant. Sipas specialistëve gjatë hartimit të këtij ligji është marrë shembulli italian, vend i cili ndryshon shumë nga tradita tonë. Italia është një shtet i lidhur ngushtë me fenë, atë katolike. Edhe pse Kisha Katolike ka evoluar në qëndrimin e saj për sa i përket transplantove, ajo sërish i konsideron ato të jo moralshme.
Ndërkohë në vende si SHBA, jo vetëm që lejohet dhurimi i organeve nga njerëz të panjohur por promovojnë fushata sensibilizuese lidhur me këtë.
Në vitin 2012 kur po mendohej për disa ndryshime në ligjin për transplanto, mjeku, në atë kohë zv/kryetari i komisionit të shëndetësisë, Tritan Shehu, kishte thënë:
“Nuk më duhet normale që dhurues organesh të jenë jashtë trungut familjar. Pra një shok mund t’i dhurojë shokut të vijë veshkën. Kjo do sillte abuzime sepse ai mund ta shesë veshkën për 20 mijë euro dhe kjo mund të sjellë ndonjë situatë si në Bangladesh.”.

Ka pasur një tentative në fillim të vitit 2015 për disa ndryshime të këtij ligji, por sipas asaj që shkruhet në faqen e Kuvendit, ky projektligj është tërhequr.
Në të parashikohej një ndryshim thelbësor, ai i ofrimit të shërbimeve të transplantit edhe në spitale private me argumentin se këto spitale janë më të specializuara. Në relacion shkruhej: “...në mënyrë që të sëmurët që kanë nevojë për këto trajtime të mos të jenë të kufizuar vetëm nga mundësia financiare apo profesionale e sektorit publik në Shqipëri.”

Megjithatë në të gjitha rastet dhe në të gjitha shtetet, edhe atëherë kur dhurimi është i lejuar apo i promovuar, mbetet e jashtëligjshme shitja apo blerja e organeve.

Article Logic
Execution time: 0.0043199062347412