INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lesbikja më e famshme në Shqipëri, Xheni Karaj flet troç: Vajza që dashuroj...[FOTO]

Lesbikja më e famshme në Shqipëri, Xheni Karaj flet troç: Vajza që dashuroj...[FOTO]

Publikuar më: 19:19 14-05-2018

Xheni Karaj është aktivistja dhe drejtuesja e LGBTI në Shqipëri, e cila ka qënë gjithmonë e hapur për jetën e saj sociale. Ditën e djeshme në Tiranë ajo bashkë me shumë aktivistë të komunitetit LGBTI marshuan me thirrje pro diversitetit të dashurisë dhe kundër diskriminimit e bullizmit.

Nga Pallati i Kongreseve drejt Bulevardit “Zogu i Parë” ata marshuan me slloganin “Kurajo me dashuru” dhe “Krenar me qënë vetja”.

Por ajo që njerëzit nuk kanë shumë informacion është jeta private e saj, e cila në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Story” ka shprehur se është e dashuruar dhe është në një lidhje dashurie.

Shumë kureshtje ngjall jeta jote intime. Ti je e dashuruar apo në një lidhje?

Po, jam e dashuruar.

Çfarë marrëzish bëni për dashurinë duke qenë se jetoni në një vend si Shqipëria?

Jemi të dyja aq shumë të zëna me punë sa nuk na del më koha për marrëzi. Për më tepër, jetojmë në kohëra kur më duket së janë marrosur të gjithë, ndaj duhen disa të kthjellët për ta balancuar pak situatën.

Po fëmijë a dëshiron të sjellësh në jetë?

Për momentin jam shumë e përqendruar tek puna, por sigurisht në të ardhmen do të dëshiroja të kem një fëmijë.

Cila është rruga që do të ndjekësh për t’u bërë nënë?

Ka shumë fëmijë të braktisur nga familjet e tyre që jetojnë në kushtet mizerabël të institucioneve tona. Do të dëshiroja shumë të adoptoja një fëmijë.

STIRY.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582