Lionel Messi vazhdon të dominojë botën e futbollit. Lojtari i Barcelonës dhe i kombëtares argjentinase bëhet lojtari i parë në histori i cili fiton për të pestën herë çmimin “Këpuca e Artë”, i cili i akordohet sulmuesit me më shumë gola nëpër ligat evropiane.
Në këtë çmim Messi la pas Mohammed Salah dhe ja kaloi rivalit të tij të përjetshëm Cristiano Ronaldos, i cili momentalisht ka vetëm 4 trofe të tillë.
Ylli i Barcelonës dha edhe një koment prekës gjatë fjalës së tij: Nuk e prisja gjithë këtë. Kur fillova të luaj, ëndrra ime ishte të bëhesha profesionist në futboll”.
Ai falenderoi ekipin dhe shokët e skuadrës, për të cilët tha se pa ata do ishte e pamundur fitimi i kaq shumë trofeve.