Shumë emocione dhe me siguri të shumtë kanë qenë ata që kanë bërë parashikimet e tyre për finalen e Botërorit "Rusi 2018", për ndeshjen Francë-Kroaci.
Jo vetëm njerëzit e thjesht por mesa duket edhe Luana Vjollca paska bërë një parashikim përsa i përket ndeshjes së djeshme e cila rezultoi me triumfin e Francës.
Bukuroshja e showbizz-it ka publikuar në Instastory një foto ku ka treguar parashikimin e saj me fitoren e Francës dhe realizimin e më shumë se tre golave me një skedinë ku ka luajtur plot 500 euro.
Bravo Luana! Ndoshta fati i fillestarit ka bërë që bukuroshja të godasë në shenjë.../intv.al/