INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Legjendat e fëmijërisë rikthehen: John Cena, Jackie Chan dhe Sylvester Stallone në një vend. Çfarë duhet të presim nga tre maçot?

Legjendat e fëmijërisë rikthehen: John Cena, Jackie Chan dhe Sylvester Stallone në një vend. Çfarë duhet të presim nga tre maçot?

Publikuar më: 16:44 31-05-2018

Mundësi i WWE i cili u shndërrua në aktor, John Cena, do të zëvendësojë Sylvester Stallone-n në një film të ri aksion të quajtur Ex-Baghdad, ku do të luajë në krah të Jackie Chan.


Ky film do të ishte hera e parë e Jackie Chan dhe e Sylvester Stallone së bashku në ekranin e madh, por ja që Stallone iku dhe Cena erdhi në vend të tij.


Para disa kohësh ideja e zëvendësimit të Stallone-s me Cena-n dukej si çmenduri, por në këtë pikë, 16 herë fituesi i WWE është bërë komod me Hollywood-in dhe goxha i kërkuar.
Tashmë 41 vjeç, Cena mund të jetë i pari që pranon se koha e tij si një mundës aktiv po vjen duke u venitur, por e kundërta po ndodh me perspektivat e tij në botën e aktrimit.

Cena në Hollywood si fillim bëri bujë me një rol të vogël në 2015-ën në komedinë e Amy Schumer “Trainwreck”. Pak pas kësaj performance, Cena u shfaq në komedinë e Will Ferrell dhe Mark Wahlberg “Daddy's Home”, si dhe në komedinë e Tina Fey dhe Amy Poehler “Sisters”.


Në 2017-ën, Cena mori një rol më serioz le të themi, në filmin dramatik të luftës “The Wall”. Ai shfaqet gjithashtu në ”Daddy's Home 2”, si dhe bën zerin e demit që është personazh kryesor në filmin e animuar “Ferdinand”.

Këtë vit, mundësi ka patur rol kryesor në komedinë “Blockers” dhe pritet të luajë një rol të rëndësishëm në filmin e lidhur me Transformers “Bumblebee.

Por të kthehemi aty ku e nisëm; Historia e “Ex-Baghdad” flet për një rafineri nafte kineze me vendodhje në Mosul, Irak, e cila sulmohet dhe uzurpohet. Sigurisht që pronarët duan të rimarrin atë ç farë i takon dhe spoilera nuk po ju bëjmë më sepse është bukur t’a shohësh filmin dhe të surprizohesh hap pas hapi.

Filmi do të bëhet në Kinë dhe xhirimet do të fillojnë këtë verë.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221