INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lacio i beson portën Strakoshës, rinovon kontratën deri në 2022

Lacio i beson portën Strakoshës, rinovon kontratën deri në 2022

Publikuar më: 17:25 21-10-2017

Thomas Strakosha,portieri i kombëtares shqiptare ka treguar se është një futbollist i cili padyshim që ka një të ardhme të shndritshme në arenën botërore.

E tashmë janë skuadrat italiane ato që duan të mbajnë fort talentin shqiptar.

Ajo që çeli suksesin e tij ishte pikërisht penalltia e pritur ndaj Dybala. Një gol i pritur i jep mundësinë Strakoshës që të qëndrojë edhe më shumë kohë në skuadrën e Lacios ku është aktualisht portier.

Talenti shqiptar do të qëndrojë në portën e Lacios deri në verën e viti 2022. Lajmi është bërë me dije nga vetë skuadra ndonëse nuk bëhen publike shifrat financiare me të cilat Strakosha do të ketë në dorë portën e Lacios.

Së bashku me Strakoshën ,Lazio ka rinovuar kontratën edhe për Immobile.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768