INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është i riu që u gjet i ekzekutuar në një kanal në Fier, nga problemet me policinë deri tek...

Kush është i riu që u gjet i ekzekutuar në një kanal në Fier, nga problemet me policinë deri tek...

Publikuar më: 12:28 12-08-2019

I riu që u gjet i vrarë me thikë në një kanal në vendin e quajtur ‘’Kthesa e Hamilit’’, 23 vjeçari Florjan Selimaj mësohet se është nga Tropoja.

Sipas burimeve, viktima se bashku me familjen, ka ardhur vitet e fundit në fshatin Sulaj të Fierit nga qyteti verior dhe njihet prej banorëve si një familje e qetë dhe sociale.

Dyshohet se 23-vjeçari mund të jetë ekzekutuar gjatë orëve të natës të së dielës dhe është gjetur në afërsi të një kanali mëngjesin e sotëm.

Ndërsa mjeti tip "Renault",  me targa AA641EN, me të cilin ai dyshohet se mund të ketë qenë duke lëvizur është gjetur me kofano të hapur dhe një gomë të hequr.

Nuk dihet ende nëse vrasja ka të bëjë me autorë nga Fieri apo edhe nga vendlindja e tij, Tropoja.

Burimet nga Policia e Fierit, bëjnë të ditur se viktima në vitin 2015 është regjistruar në skedarët e policisë fierake si i dyshuar për vjedhje të një automjeti.

Ndërsa nga banoret e zonës nuk dinë shumë për 23-vjeçarin, shkruan OraNews.

Article Logic
Execution time: 0.0040981769561768