INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur të rriturit nuk aprovojnë të qarën e fëmijëve

Kur të rriturit nuk aprovojnë të qarën e fëmijëve

Publikuar më: 10:58 26-03-2018

Kur të rriturit nuk aprovojnë të qarën e fëmijëve, ata padashur, kultivojnë gjymtimin tek ai. Kur fëmijës i paragjykohet e qara, i rrituri i ka gjymtuar mënyrën natyrale e të shëndetshme, të të shprehurit të stresit, shpjegojnë specialistët e psihës.

Kur një i rritur i thotë fëmijës se: “nuk ka asgjë për të qarë”, “mjaft qave”, “çka këtu për të qarë” apo “e ku dhëmb kjo”, fëmija mbyllet në vetvete dhe përpiqet ta shtypë këtë ndjesi. Të gjitha këto sëbashku, ngatërrojnë ndjejat e fëmijës për veten e tij.

Janë këto sjellje të të rriturit sëbashku me përpjekjet e sforcuara të fëmijës për të shtypur dhimbjen dhe zemërimin që provon, të cilat shmangin zhvillimin e dhimsurisë. Moszhvillimi i dhimsurisë ndërton strukturat psiqike me veprim afatgjatë që ashtu heshturazi, ushqejnë pandjeshmërinë ndaj vuajtjes dhe tjetrit dhe po ashtu heshturazi kompromentojnë shëndetin mendor.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0041980743408203