INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes nëse ju vjen ky mesazh në Facebook

Kujdes nëse ju vjen ky mesazh në Facebook

Publikuar më: 09:14 09-10-2018

Të gjithë përdoruesit e rrjetit social janë paralajmëruar me një mesazh viral. Zyrtarët e Facebook kanë paralajmëruar se mesazhi mashtron përdoruesit e Facebook duke i thënë se ka një problem me llogarinë e tyre dhe se është klonuar, që do të thotë se dikush ka krijuar një llogari të re duke përdorur emrin tuaj, fotot dhe informacione të tjera duke u shtirur si ju në Facebook. Mesazhi ju inkurajon që të dërgoni mesazhin tek miqtë e juaj në Facebook për t'i paralajmëruar ata për llogarinë e 'imituesit'.
"Përshëndetje! Unë në fakt kam pasur një kërkesë miqësie nga ju dje të cilën e injorova kështu që mund të doni të kontrollomi llogarimë tuaj. Mbaj gishtin në mesazh derisa të shfaqet opsioni 'forward ' dhemë pasi dërgojani të gjithë personave që doi. Unë ua dërgova të gjithëve individualisht. Paç fat,"-shkruhet ne mesazh. Facebook tha se mesazhi nuk përmban virus dhe këshilloi përdoruesit që thjesht ta fshijnë atë nëse e marrin.

Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094