INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/Ku do ta shohim Marina Vjollcën këtë sezon? Moderatorja kapet MAT në ambjentet e këtij televizioni

Ekskluzive/Ku do ta shohim Marina Vjollcën këtë sezon? Moderatorja kapet MAT në ambjentet e këtij televizioni

Publikuar më: 13:37 03-09-2018

Ndërkohë që për sezonin e ri televiziv ka patur një mori ndryshimesh, moderatorë të rinj që vijnë, të vjetër që mendohet se janë larguar, shumë surpriza apo projekte të cilat kanë mbetur ende pa u zbuluar për publikun.

Dhe sigurisht, një prej moderatoreve më të përfolura, Marina Vjollca, ka marrë vëmendje të veçantë dhe është diskutuar shumë nëse ajo do të jetë pjesë e TVKlan apo jo këtë sezon.

E ndonëse për pak desh u bindëm që ajo nuk do të jetë më pjesë e Klan pasi ajo nuk ka dalë në asnjë prej promove të sezonit të ri, dhe gjithashtu as ajo vetë nuk ka zbuluar shenja të ndonjë projekti të ri, burime për INtv.al na tregojnë të kundërtën. 

Sot Marina është parë duke drekuar në ambjentet e Klan çka tregon se me shumë mundësi do ta shohim në ekranin e këtij televizioni. 

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539