INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike! Kleri po lutet për politikanët shqiptarë

Kriza politike! Kleri po lutet për politikanët shqiptarë

Publikuar më: 17:54 14-03-2019

Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra i ka bërë apel politikës shqiptare që të gjejë një zgjidhje për situatën që po kalon vendi pas largimit të PD-së dhe LSI-së nga parlamenti dhe protestave.

“Më lejoni ta aktualizoj. Kemi shumë nevojë në këtë kohë që të përjetojmë gëzimin, sepse problemet janë të mëdha. Edhe lusim Zotin që t'u ndryshojë mendjen atyre që kanë cështjet në dorë të shoqërisë civile dhe politike në Shqipëri duke u ndihmuar edhe nga ndërkombëtarët të arrijnë në një konsensus për të kapërcyer problemet që kemi sot. Sepse përndryshe edhe kjo nxitje do jetë e kotë. Të gjithë të angazhohemi që në cdo zemër të mbretërojë gëzimi dhe galdimi” tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0029220581054688