INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi, ekspertëve të FBI i bashkohen dhe ata gjermanë e italianë. Nga do t’ja nisini...

Krimi, ekspertëve të FBI i bashkohen dhe ata gjermanë e italianë. Nga do t’ja nisini...

Publikuar më: 10:24 09-11-2017

Për kapjen e kokave të krimit apo peshqeve të mëdhenj që dhe Donald Lu tha dy ditë më parë, vetë amerikanët kanë ofruar një ndihmë të shumëfishtë autoriteteve shqiptare, duke nisur me investime logjistike, angazhim të dy agjentëve të FBI në hetime, shuma monetare, asistencë teknike, dhënie informacioni për rrjetet e trafikut të drogës, etj.
Sipas Shqiptarja.com , Taksa Forca Speciale në nivel qendror, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, agjentët e FBI, ekspertët e Gjermanisë, Italisë dhe eksperten britanike, do të analizojnë informacionet e mbledhura deri më tani nga organet ligjzbatuese përkatëse, rreth veprimtarisë së grupeve kriminale.
Krahas analizës së informacionit, struktura e re, në bashkëpunim me struktura partnere homologe ndërkombëtare, do të përditësojë dhe mbledhë informacione të reja rreth botës së nëndheshme të krimit në Shqipëri dhe lidhjeve me politikën, për të nisur një hetim kompleks dhe vijuar më pas me procedimet penale. Kjo do të jetë faza e parë e veprimtarisë së Task Forcës Speciale për luftën kundër krimit të organizuar, shkruan shqiptarja.com.
Faza e dytë
Faza e dytë konsiston në intensifikimin e hetimeve komplekse dhe të përbashkëta, me agjentët e FBI dhe eksperten britanike, duke përfshirë edhe aplikimin e metodave speciale të hetimit, për të mundësuar zbulimin dhe goditjen e grupeve kriminale, ku përfshihen financues, organizatorë, trafikantë, ndërlidhës, kultivues dhe shpërndarës. Shqiptarja.com ka mësuar se Task Forca Speciale për luftën kundër krimit të organizuar, agjentët e FBI, struktura të tjera partnere homologe ndërkombëtare, njësia e inteligjencës financiare shtetërore, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Prokuroria për Krimet e Rënda, strukturat e policisë, shërbimet informative, specialistë të Hetimit Tatimor dhe specialistë të Hetimit Doganor, si pjesë e një njësie të përbashkët hetimore, do të nisin verifikimin e lëvizjes së parave në institucionet bankare dhe shoqëritë e transfertave monetare.
Më pas hetimet do të shtrihen tek zyrat zyrat noteriale si dhe të Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për identifikimin e pasurive të kokave të krimit. Në shenjtër do të jenë edhe zyrat e këmbimit valutor, ekspertët kontabël, kompanitë e sigurimeve, subjektet e lojërave të fatit dhe shoqëritë e qiradhënies financiare (Leasing). Sa i takon metodave speciale, në hetime do të përdoren pajisje sekrete, të mundësuar nga partnerët ndërkombëtarë.
Faza e tretë
Faza e tretë e veprimtarisë së strukturës së re kundër krimit konsiston në procedimet penale dhe arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit në Shqipëri. Suksesi i Task Forcës Speciale nuk do të varet vetëm nga cilësia e hetimeve, por edhe nga vendimet përfundimtare të gjykatave për personat që do të vihen nën akuzë. Në fund të aksionit, Task Forca Speciale do të bëjë një listë me grupet kriminale të goditura dhe të shkatërruara, listë me personat e dënuar si dhe do të propozojë ndryshime të mundshme në legjislacion.

Article Logic
Execution time: 0.0016250610351562